Nisen për në Haxh grupi i parë i besimtarëve (Foto Galeri)

Nisen për në Haxh grupi i parë i besimtarëve (Foto Galeri)

Haxhilerët e rinj nga regjioni i Gostivarit, pas faljes së namazit të drekës të ditës së sotshme, kanë nisur udhëtimin drejt vendeve të shenjta, Mekë dhe Medine të Arabisë Saudite, për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame, haxhin.

Në mënyrë të organizuar para xhamisë qendrore në f.Debresh një grup prej 24 haxhilerësh nisën udhëtimin e tyre për në vendet e shenjta arabe. 24 udhëtarëve iu bashkangjit në autobusin që u nis nga Debreshi edhe një grup tjeter prej 23 besimtarësh nga Tetova.

Familjarë dhe miq të shumtë uruan ato për rrugëtimin e tyre të jetës. Adem Sulejmani nga agjencioni REISEBURO SULEJMANI njoftoi se të gjitha parapërgatitjet e nevojshme janë kryer dhe se me ndihmën e Zotit për disa ditë Haxhilerët do të arrin në vendet e shenjta. Ai uroi të gjithë besimtarët për udhëtim të sigurt dhe haxh të pranuar.

Të përcjellur nga miqtë dhe familjarët Haxhilerët u shprehen të kënaqur që po nisen për të kryer  Haxhin, shtyllën e pestë që duhet ta plotësoj çdo besimtar mysliman i cili sipas fesë islame detyrohet vetëm nëse ka gjendje të mirë ekonomike.

Për shkak të konfliktit në Siri haxhilerët deri në Turqi do të udhëtojnë me autobus, ku edhe do të qëndrojnë një natë. Nga turqia do të nisen me aeroplan deri në Amman të Jordanisë, kurse pastaj prej Amani do të udhëtohet me autobus deri në Meke e Medine. Haxhilerët e rinj të cilët u nisën për në vendet e shenjta, do të shoqërohen nga një staf i përgatitur profesionalisht, nga teologë dhe mjekë. / Merlind R. – TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *