Nisi therja e kurbanëve të Muftinisë së Gostivarit

Nisi therja e kurbanëve të Muftinisë së Gostivarit

Me tekbire dhe dua ka filluar therja e kurbanëve të besimtarëve të cilët kurbanet e tyre ia besuan Muftinisë së Gostivarit. Ceremonia e cila filloi ditën e djeshme, u zhvillua në thertoren “Gorni Pollog” në prezencë të anëtarëve të Komisionit të kurbaneve të BFI të RMV-së. Gjatë ditës së djeshme u therën me dhjetëra lopë e dele, kurse ditëve në vijim do të bëhet shpërndarja e mishit të kurbanëve për familjet nevojtare të Gostivarit me rrethinë. Anëtari i Komisionit të kurbanave, njëherit referent për çështje arsimore pranë Muftinisë së Tetovës, Idriz Idrizi, ka bërë me dije se mishi i grumbulluar pos familjeve nevojtare, do të ndahet edhe për Medresenë “Isa Beu”.

Idrizi sqaroi më tej se mishi i grumbulluar nga kurbanat në Gostivar do të shpërndahet edhe nëpër qytete tjera të vendit, respektivisht në Kërçovë e Dibër.

Mishi i kurbanëve do të shpërndahet në mënyrë të organizuar nëpërmjet përfaqësuesve të Këshillave të Xhamive, të cilët paraprakisht kanë përgatitur listat me emrat e personave nevojtarë të vendbanimeve që përfshinë xhamitë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *