Nisin përgatitjet për Kurban Bajram

Nisin përgatitjet për Kurban Bajram

Besimtarët myslimanë kanë nisur përgatitjet për festimin e Kurban Bajramit. Në tregun e madh kjo e hënë ka qenë më e zhurmshme se të tjerat. Aty janë vendosur me dhjetra blegtorë me afro 1000 bagëti, duke ju ofruar qytetarët mundësi për të bërë përzgjedhjen e tyre për blerje të kurbanve të cilët do të flijohen për hirë të kësaj feste të madhe “Kurban Bajramit”. Pos shitësve të shumtë, për krahasim nga vitet tjera, që ditën e parë, edhe blersit ishin më në numër. Shitesit e bagëtive për Kurban, thonë se çmimi i kurbanit nuk ka lëvizur dhe mbetet i njëjtë sikur vitin e kaluar. Ata janë të kënaqur me kërkesë dhe kanë shpresë se sivjet do i shesin të gjitha kafshët.

Zgjedhje e madhe dhe çmime të arsyeshme. Kështu shprehen ata të cilët kishin dalë në treg për të blerë kurban. Kush një e kush dy kurban, të gjithë ndahen të kënaqur.

Kishte edhe nga ata qytetarë që ende nuk kishin vendosur për të blerë dhe ditën e sotme e kanë shfrytëzuar për të parë se si varijojnë çmimet.

Sa u përket çmimeve të kafshëve, për një dele paguhet nga 100 deri 130 euro, 150 euro kushton një dash ndërsa mbi 300 euro llogariten kafshët e mëdhaja. Që nga viti i kaluar, me leje të Komunës së Gostivarit, bagetitë janë vendosur në një hapsirë brenda tregut të madh të Gostivarit. /TV GLOBI, A.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *