Me 31 gusht të 2020 – tës rreth orës 20.00 në Njësinë policore në Mavrovë është paraqitur se në fshatin Niqiforovë, rreth 500 metra nga Shtëpia malore, është gjetur i vdekur U.J., 80 vjeçar nga Gostivari.
“Mjeku nga Shtëpia e shëndetit – Mavrovë, ka konstatuar vdekje pa gjurmë dhune, kurse në vendngjarje hetim ka kryer një ekip nga Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.