Një astronaut fotografoi sulmin e 11 shtatorit nga gjithësia (FOTO)

Një astronaut fotografoi sulmin e 11 shtatorit nga gjithësia (FOTO)

Astronauti amerikan, Frank Culbertson më 11 shtator 2001 nuk gjendej në Tokë, por në gjithësi, prej nga fotografoi kullat e sulmuara të New Yorkut. Ai i bëri fotot nga Stacioni hapësinor ndërkombëtar në largësi 350 kilometra nga sipërfaqja e tokës.

Ai tregoi se pasi pa se çka po ndodhte shpejt kapi fotoaparatin e parë më të afërt dhe nga dritarja bëri fotot e sulmit më të madh terrorist në historinë e re të botës.

Astronauti u tha gazetarëve se në atë moment ndihej i pafuqishëm dhe i vetmuar.
Në tokë u kthye në dhjetor të vitit 2001, kur edhe u pensionua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *