Një delegacion nga Muftinia e Shkupit viziton Muftininë e Gostivarit

Një delegacion nga Muftinia e Shkupit viziton Muftininë e Gostivarit

Sot (15.12.2020 – e martë), në vizitë urimi të Muftinisë së BFI – Gostivar, qëndroi një delegacion i Muftinisë së BFI – Shkup, i udhëhequr nga Muftiu i nderuar, Dr. Qenan ef. Ismaili, që shoqërohej nga H. Fejsal ef. Kadriu – referent pranë kësaj Muftinie. Ata vëllezërisht u mirëpritën nga u.d. Muftiu i Muftinisë së BFI – Gostivar. H. Sabahudin ef. Zendeli së bashku me stafin e Muftinisë.

131664310_4794227700649373_3299214316084422400_n

Të dyja palët bashkëbiseduan dhe në të njëjtën kohë këmbyen urime të ndërsjella për postin e H. Sabahudin ef. Zendelit, në krye të kësaj Muftinie. U shkëmben përvojat dyanëshe, sa i takon hapërimit drejt të ardhmes me hapa të sigurtë në zhvillimin dhe jetësimin e idelaleve të shenjta islame: ruajtjen e vlerave morale, institucionale dhe ngirtjen e dinjitetit të besimtarëve islam të këtij nënqielli. Të dyja palët shkëmbyen dhuarat mes veti, për t’u falënderuar për bashkëpunimin reciprok institucional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *