Një delegacion nga Podgroci i Strugës viziton Muftininë e Gostivarit

Një delegacion nga Podgroci i Strugës viziton Muftininë e Gostivarit

Ditën e marte, ka mbërritur në Gostivar për një vizitë një ditore një delegacion nga fsh. Podgorc i Struges, i përbërë nga nxënës dhe nxënëse te mektebit të Xhamisë së fsh.Podgorci të Muftinisë së Strugës, të udhëhequr nga imami dhe mualimi i tyre Nazmi ef. Mamudoski me bashkëpunëtorë.

Me rastin e kësaj vizite, ata kanë zhvilluar takime me Myftiun e Gostivarit Hfz. Shaqir Fetahu dhe stafin e Muftinisë së Gostivarit ku është zhvilluar një bisedë konstruktive mbi rolin e institucioneve islame në trojet shqiptare në ruajtjen e besimit dhe kultivimin e tij në shoqëri.

Në këtë takim është folur edhe për rrugët e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme. Më pas vizita ka vijuar në ambientet e Medresesë së Gostivarit. Gjatë vizitës së zhvilluar në medresenë “ISA BEU”, dega vajza, mysafirët nga Struga kanë parë prej afër ambientet e Medresesë dhe nga ana e administratores së Medresesë profesoreshës Fatime Beshiri, janë njohur me një përshkrim të hollësishëm të arritjeve të deritanishme të saj.

Këtu, mysafirët kanë shprehur kënaqësinë e tyre për realitetin e kësaj medreseje dhe rezultatet e saja të larta. Në fund, nga zemërgjerësia e tij, Muftiu i Gostivarit Hfz.Shaqir ef. Fetahu këta mysafirë dhe mysafire i nderoi me burek tradicional të Gostivarit./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *