Një lajm i mirë: Facebook ofron internet falas për …

Një lajm i mirë: Facebook ofron internet falas për …

Facebook Inc ka në plan të ofrojë akoma më shumë internet falas në pajisjet mobile edhe pasi e solli atë falas në 17 shtete në zhvillim. Me anë të një postimi në blog, Facebook deklaroi se do të krijojë një portal i cili do të lejojë çdo operator mobil të përdorë internet falas.

Ky portal vjen si pjesë e iniciativës Internet.org që Facebook ka aplikuar kryesisht në vendet në zhvillim e sipër. Aktualisht Facebook bashkëpunon me operator specifik për të lançuar këtë shërbim në sa më shumë shtete.

Vitin që kaloi Internet.org bëri të mundur aksesin online të 9 milion përdoruesve. Facebook e zhvilloi këtë platformë në bashkëpunim me 6 partnerë të fushës së teknologjisë duke vendosur kështu lidhje mes shtetasve të vendeve të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.

E rëndësishme është që kjo iniciativë po merr gjithnjë e më shumë mbështetjen e partnerëve të rinj. Sigurisht që duke ofruar internet falas në vendet në zhvillim, Facebook rrit dhe numrin e përdoruesve të shërbimeve të saj; aplikacionin Facebook por dhe atij Messenger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *