Një person nga Gostivari ka denoncuar mashtrim në polici

Një person nga Gostivari ka denoncuar mashtrim në polici

Ditën e djeshme rreth orës 13 e 20 minuta, B.A. nga Gostivari në SPB-Tetovë ka denoncuar se me datë 20 të këtij muaji në telefon i është paraqitur një person dhe i ka kërkuar 300 euro, për siç ka thënë ai, të sillet një person i vdekur nga Republika e Shqipërisë, porse i denoncuari ka qenë vetë duke u kthyer nga Republika e Turqisë dhe prandaj paratë do të duhet t’ia jap një personi tjetër, i cili do të shkojë t’i marrë te vendi ku ata dakordohen.

“Pasdite rreth orës 19, në afërsi të udhëkryqit të Zdunjës personi ka ardhur me veturë, kurse B.A. ia jep paratë, prej ku më nuk e ka dëgjuar në telefon dhe kupton se është mashtruar”, njoftojnë nga policia.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *