Një polic nga Gostivari del pozitiv për Covid 19

Një polic nga Gostivari del pozitiv për Covid 19

Për mbi tre javë pa asnjë rast të ri të evidentuar, sot shënohet rast i ri me Covid 19 pozitiv në Gostivar. Bëhet fjalë për një punonjës policor, i cili mendohet të jetë infektuar nga një kolegë i tij nga Ohri, me të cilin ka pasur kontakt së fundmi, kurse edhe ai ka dalë pozitiv me koronavirus.

Jakup Jakupi, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, tha se pacienti është vendosur në vetë-izolim dhe mjekimin do ta vazhdojnë në kushte shtëpiake pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabile.

Deri më tani në rajonin e Gostivarit janë realizuar mbi 250 teste për Covdi 19, prej ku 21 persona kanë rezultuar pozitiv, katër janë aktiv, duke llogaritur edhe rastin e fundit me punonjësin e policisë së Gostivarit.

Në Komunën e Vrapçishtit poashtu ka një rast aktiv, ndërsa i infektuari me profesion është mjek. Në komunën më të vogël të Mavrovë-Rostushë ka dy rase aktive, një punonjës të ndërmarrjes publike të kësaj komune dhe një punonjës i transportit publik.

Nga ky virus në raonin më të gjerë të Gostivarit, jetën e kanë humbur dy persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *