Një serb hedh lëndë kimike pranë ujësjellësit të Mitrovicës

Një serb hedh lëndë kimike pranë ujësjellësit të Mitrovicës

Mitrovica është trazuar rëndë, pas arrestimit të një qytetari, i cili është kapur duke hedhur lëndë kimike në Ibër, pranë zonës ku ndodhet liqeni që furnizon me ujë të pijshëm qytetin.

Për disa orë, Mitrovica ka përjetuar një ankth, i cili është përhapur frikshëm edhe nëpër portale që kanë theksuar se uji që furnizohet Mitrovica është i helmuar.

Por, është drejtori teknik i Ujësjellësit të Mitrovicës, Kadri Istrefi, i cili theksoi për tesheshi.com se uji nuk është helmuar, pasi gjatë gjithë ditës së sotme janë bërë analiza të hollësishme në të gjithë basenin ujëmbledhës që furnizon qytetin dhe gjithçka është në rregull.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person të kombësisë serbe me inicialet M. Gj, në orët e vona të së enjtes, i cili dyshohet se ka hedhur një lëndë kimike në lumin Ibër, rreth 2 km mbi qytetin e Zubin Potokut.

Ndërsa në rrjetet sociale është përhapur një lajm nga qytetarë të Mitrovicës, të cilët bënë thirrje që të mos përdoret uji i rubinetit për tu pirë, pasi ai është i kontaminuar.

Drejtori Kadri Istrefi, i cili është nga fshati Jasenovik i Komunës së Zubin Potokut, i ka thënë portalit tesheshi.com, se “ka shumë dezinformacione nga njerëz të ndryshëm, por unë u bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës dhe me gjerë, që lirisht të përdorin ujin e ujësjellësit për tu pirë, sepse ai është i pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *