Njëzet ton domate të falsifikuara si prodhime të Maqedonisë janë shkatërruar në Rusi

Njëzet ton domate të falsifikuara si prodhime të Maqedonisë janë shkatërruar në Rusi

Autoritetet ruse në Kalingrad kanë shkatërruar pothuajse 20 ton domate me prejardhje nga Republika Çeke, të cilat janë emëruar me certifikatë të Maqedonisë, lajmëruan mediat çeke.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA­s nga Praga, shkatërrimi i prodhimeve është kryer pasi që organet e Maqedonisë janë distancuar nga malli i cili pastaj është hedhur si import jolegal.

Republika e Çekisë për dallim nga Maqedonia gjendet në listën e vendeve të përfshira me embargon ruse për prodhime ushqimore, të deklaruar si kundërmasë për sjelljen e sanksioneve nga BE dhe SHBA ndaj Federatës Ruse për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *