Nuk ka largime nga puna në shkollat e Gostivarit

Nuk ka largime nga puna në shkollat e Gostivarit

Nuk ka largime pune nga shkollat e Gostivarit. Ka vetëm disa persona të cilëve me 31 shtator u përfundon kontrata e punës. Të njejtat nuk do të ju vazhodhen pasi nuk i kanë plotësuar kushtet në konkrusin e fundit.

Kështu përgjegjësja për arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, përgjigjet mbi akuzat se disa mësimdhënës janë larguar nga puna. Ajo sqaroi se në nivel të komunës në institucionet arsimore ka rreth 200 mësimdhënës që punojnë me kontratë pune. Atyre që nuk u janë vazhduar kontratat për këtë vit shkollor vjen pasi shumica prej tyre nuk janë adekuat në ato vende pune. Disa janë tepricë teknologjike, pasi për shkak të zvogëlimit të obligimeve, të punësuarve të rregulltë u plotësohen orët nëpër shkolla të tjera. Bëhet fjalë për gjithsejt pesë deri në gjashtë raste të këtilla.

Snopçe sqaron më tej me shembull konkret se si një mësimdhënësi i cili është në marrëdhënie të rregullt pune në ekonomike, për shkak se i mungojnë orët, të njejtat do ti plotësohen në shkollën fillore të fshatit Çajlë.

Snopçe është kategorike në përgjigjen ndaj pretendimeve se është hakmarrje dhe se njerëzit që ankohen ose nuk i dinë rregulloret ose duan të bëjnë presion pa nevojë në opinion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *