Nuk ka paraqitje të dëmeve nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit

Nuk ka paraqitje të dëmeve nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit

Banorët e më shumë qyteteve të pjesës perendimore të Maqedonisë së Veriut mëngjesin e sotëm u zgjuan nga një tërmet i fuqishëm. Gjashtë minuta para orës pesë u ndje tërmet me fuqi mesatare. Sipas informacioneve fuqia e tij ishte 5.0 ballë të Rihetrit. Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovë, në afërsi të Mavrovës, me thellësi prej 8,5 kilometra, tha për Tv Globi Dragana Çernih, udhëheqëse e observatorit seizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

“Observatori seizmik me rrjetin e tij të stacioneve telemetrik, këtë mëngjes në ora 4.54 minuta regjistroi tërmet i cili epiqendrën e kishte nga rajoni i Gostivarit. Tërmet ishte me magnitudë 5 sipas Rihterit, dhe sipas informacioneve të deritanishme më fuqishëm është ndjerë nga banorët e Mavrovës dhe Gostivarit me intensitet 5 sipas shkallës makro-seizimike evropiane. E kanë ndjerë edhe banorët e Tetovës dhe Shkupit me intensitet prej 4 ballë. Banorët e rajonit të Manastit, Prilepit, Ohrit me intensitet prej 3 ballësh sipas të njejtës shkallë. Pra, tërmet është ndjerë në pjesën perendimore të Republikës”, deklaroi Dragana Çernih, udhëheqëse e observatorit seizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.

Pos shqetësimit të banorëve, deri më tani nuk janë evidentuar dëme material, nëse ekzistojnë, ato mund të paraqiten në Qendrën për Menaxhim me Kriza në numrin e telefonit 195.

“Qytetarët mund të paraqiten në numrin e telefonit pa pagesë 195 në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe atje ti japin informacionet për atë që kanë ndjerë nga tërmeti ose eventualisht nëse kanë dëme, edhe pse me këtë magnitudë nuk mund të pritet të ketë dëme pos në ndonjë objekt të vjetër”, shton më tej Dragana Çernih, udhëheqëse e observatorit seizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.

Operatori kujdestar pranë Qendrës për Menaxhim e Kriza ka regjistruar denoncime nga qytetarë që janë lajmëruar por nuk kanë paraqitur dëme që mund të jenë shkaktuar nga termeti, por vetëm kanë kërkuar informacione, nëse ka pasur termet, ku ka qenë epiqendra dhe sa ka qenë shkalla e termetit. Pas tërmetit ka pasur edhe ndërprerje të linjës telefonike, të internetit për më shumë se 10 minuta. Në ora 6.23 minuta është ndjerë edhe një tërmet tjetër me fuqi prej 3.6 ballë, që sqarohet si after shok pas tërmetit të parë. Ndryshe, i njejti tërmet është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *