Gjatë fundjavës nuk ka pasur raste të regjistruara me koronavirus në Gostivar. Rasti i fundit u shënua të hënën e javës së kaluar. Raste aktive në Gostivar mbeten pesë, prej të cilëve tre janë personel mjekësor dhe dy qytetarë.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se situata me COVID-19 po stabilizohet dy javët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj thotë ai:
“Shpresoj se javën që vjen, edhe masat kufizuese në mënyrë graduale të suspendohen, gjithnjë duke u përmbajtur rekomandimeve për shëndet publik gjatë pandemive”, shkruan Travari në Facebook.