Nuk ka raste të reja me koronavirus në Gostivar, Jakupi: kemi tre punonjës shëndetësor pozitiv, për 6 priten rezultatet

Nuk ka raste të reja me koronavirus në Gostivar, Jakupi: kemi tre punonjës shëndetësor pozitiv, për 6 priten rezultatet

Brenda 24 orëve të fundit nuk ka raste të reja të regjistruara me koronavirus në Gostivar. Ditëve të kaluara u shënuan katër raste të reja, të premten dy dhe nga një rast të shtunën dhe të dielën, prej të cilëve tre ishin personel mjekësor. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, tha se në pritje janë edhe rezultatet e 6 punonjësve shëndetësor të cilët janë testuar së fundmi.

Drejtori Jakupi tha se merren të gjitha masat për mbrojtje të personelit mjekësor dhe nuk ka hapësir që të mbyllet ndonjë repart.

Aktualisht, tha drejtori Jakupi, Spitali i Gostivarit punon vetëm me raste urgjente dhe punonjësit me sëmundje kronike dhe shtatzënat janë liruar nga puna.

Ende nuk ka të dhëna se si ka ardhur deri te infektimi i personleit mjekësor, ndërsa të njejti kanë gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen për kurim në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *