Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të SPB – Tetovë për periudhën (09/10-korrik) për mosmbajtje të maskave mbrojtëse janë përgaditur fletpagesa për kundërvajtje ndaj 86 personave (Te-50 dhe GV-36) të cilët janë gjobuar sipas nenit 6 të dekretit të posaçëm të qeverisë.
Në këtë periudhë për 83 persona (TE-66 dhe GV-17) janë përgaditur vendime të reja për izolim nga Ispektorati shtetrorë sanitar dhe shëndetsorë, kurse janë kryer kontrolle ndaj 845 personave (TE-703 dhe GV-17) të cilët gjenden në izolim dhe nuk janë konstatuar paregullsi rreth respektimit të vendimit.