Nuk respektoi masat kundër virusit korona, policia arreston 57-vjeçarin nga Dobërdolli

Nuk respektoi masat kundër virusit korona, policia arreston 57-vjeçarin nga Dobërdolli

Dje rreth orës 20:00 në fshatin Dobridoll të Gostivarit, policia ka arrestuar 57 vjeçarin V.XH. për shkak se gjatë kontrollit në lokalin e tij, respektivisht në një internet kafe, Inspektorati ka gjetur 12 persona.

Personat në fjalë janë mbledhur në lokal në kundërshtim me masat e qeverisë për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona. Policia njofton se personi në fjalë ka kryer vepër penale, gjegjësisht ka thyer ligjin sipas nenit 206 të Kodit Penal: “Mosrespektim i rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *