Numri i të infektuarve në rajonin më të gjerë të Gostivarit shkon në dymbëdhjetë

Numri i të infektuarve në rajonin më të gjerë të Gostivarit shkon në dymbëdhjetë

Shtabi i emergjencës në Gostivar ku përfshihen komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë mbajti mbledhje e të rregullt, e cila ishte e nënta me rradhë, në të cilën u shqyrtua situata aktuale me koronavirusin dhe u përcaktuan masat që duhet të ndërmerren në vijim. Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe i Mavrovë-Rostushës, Medat Kurtovski. Tre kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organeve përkatëse, raportuan për gjendjen aktuale, masat që ndërmarrin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Në rajonin më të gjerë të Gostivarit, ka 157 të testuar, prej të cilëve dymbëdhejtë raste kanë rezultuar me koronavirus. Dy prej tyre në dy testimet shtesë kanë dalë negativ dhe llogariten të shëruar, tetë raste janë aktive, pesë në Gostivar dhe tre në Komunën e Vrapçishtit.

Kryetari i Komunës së Mavrovë Rostushë, Medat Kurtovski tha se në komunën që ai drejton, për shkak të karantinës shtetërore, duhet ndihmë edhe e ushtrisë.

Dy nga tre nga të infektuarit në Komunën e Vrapçishtit kanë kaluar 14 ditë nga infektimi dhe pritet testimi i dytë i tyre.

Lejet e qarkullimit u bë e ditur se nga data 10 Prill 2020 nuk mund të sigurohen nga komunat, por nga Njësia rajonale e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë në Gostivar.

Konstatim i përgjithshëm ishte se situata në përgjithësi është nën kontroll, dhe se problemet me të cilat ballafaqohen si institucionet ashtu edhe vetë qytetarët janë të përballueshme dhe ato mund të minimizohen me bashkëpunim dhe koordinim të thelluar. Mbledhja e radhës do të mbahet të marten e javës që vjen me fillim në ora 11.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *