Përmes viziatimit nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme publike të Gostivarit, kanë detektuar problemet me të cilat ballafaqohen, njëkohësisht se si të luftohen dukuritë devijante në shkollat e tyre.
Kjo ide është realizuar nga organizata “Centre for Common Ground” nga Shkupi përmes projektit “Fuqizimi i qendrueshmërisë së komuniteteve lokale në Maqedoni kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Rudina Pasholli koordinatore e këtij projektim sqaron se gjatë punës me nxënësit dhe mësimdhënësit, kanë pasur mbështetje të pa rezervë edhe të Komunës së Gostivarit.
Aslian Snopçe – përgjegjëse e departamentit për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, tha se ky projekt dy vjeçar i financuar nga ambasada britanike dhe holandeze në Shkup, ka dhënë efektet e veta dhe uroi projekte të ngjashme të ketë sa më shpesh në shkollat tona.
Luan Zenki – profesorë I artit figurative, I cili kishte punuar me nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë dhe gjimanzit, deklaron se gjatë këtij projekti, nxënësit kanë treguar aftësi të jashtzakonshme.
Pjesë e këtij projekti janë bër 85 nxënës, të cilë gjatë rrëfimit të tyre, thonë se kanë përjetuar moment të pa harruara gjatë punës në grupe.
Dita e sotme ka qenë dita finale e këtij projekti, prej ku për çdo nxënës pjesëmarrës ka pasur shpërbilme e dhurata.