Nxënësit shqiptarë sërish të heshtur, shkak frika nga pushteti

Nxënësit shqiptarë sërish të heshtur, shkak frika nga pushteti

Marshit kundër reformave në arsim të organizuar nga ana e Plenumit të nxënësve të shkollave të mesmegjatë ditës së djeshme, nuk iu bashkëngjitën edhe nxënësit shqiptarë. Kjo nuk është hera e parë qënxënësit shqiptarë qëndrojnë të heshtur dhe nuk ngritin zërin kundër reformave siç është testimi ekstern dhe matura shtetërore, kurse kur vjen momenti i realizimit të së njëjtave, vijojnë ankesat se përkthimi nuk ishte në rregull, kishte probleme teknike etj.

Nxënësit e tjerë, edhe pse të shantazhuar, ata kanë dalur në rrugë për të ngritur zërin e tyre.

Ish ministri i arsimit Sulejman Rushiti vlerëson se shqiptarët nuk dalin të marshojnë dhe protestojnë sepse ka kontroll te jashtëzakonshëm nga strukturat lokale partiake

“Personalisht mendoj që kjo ndodh ngaqë ka kontroll të jashtëzakonshëm nga strukturat lokale partiake. Zaten, këto struktura nuk kanë pushtet tjetër përveç pushtetit të ushtrimit të frikës mbi shqiptarët! Çdo ditë jemi dëshmitar të keqpërdorimit të nxënësve dhe shkollave për qëllime propagandistike”, tha për Portalb, Rushiti.

Ai shtoi se shqiptarët duhet të reagojnë dhe beson që një gjë e tillë do të ndodh.

“Nxënësit shqiptarë duhet të reagojnë dhe besoj që do të reagojnë!”, shtoi Rushiti.

Ne shqiptarët jemi mësuar që punët tona të na i kryen tjetërkush, andaj edhe nuk ngritim më zërin për asgjë, thotë për Portalb, Samet Jahiji mësimdhënës dhe kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), dega Kumanovë.

“Testimi ekstern po shkatërron jo vetëm nxënësit por edhe mësimdhënësit. Madje mendoj që mësimdhënësit duhet të marshojë e protestojnë krahas me nxënësit, mos të them edhe para tyre, mirëpo ne shqiptarët fatkeqësisht jemi mësuar që tjetër kush të na i kryej punët”, tha Jahiji.

Ai shtoi se nxënësit duhet të ngritin zërin dhe mos të lejojnë që presionet nga jashtë të ndikojnë në ardhmërinë e tyre.

Kurse nxënësit shqiptarë thonë se nuk marshojnë pasi që sipas tyre edhe ky aktivitet është politizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *