Nxënësit testohen në gjuhën amtare

Nxënësit testohen në gjuhën amtare

Maturantët të cilët kanë munguar, ose kanë shënuar rezultate të dobëta në afatin e qershorit i janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore në gjuhën amtare. Në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, bashkërisht u testuan maturantët e gjimnazit “Zef Lush Marku” dhe ata të shkollës “Cvetan Dimov”. Sipas testatorëve, testimi ka filluar në kohë dhe nuk ka pasur denoncime nga nxënësit për gabime përmbajtësore.

“Testimi ka filluar me kohë, ashtu siç ishte paraparë në orën 10. Gjithçka ishte në rregull. Deri më tani nuk kemi informacione rreth gabimeve drejtshkrimore. Besoj që edhe këtë herë, si në afatin e parë do të ketë sukses. Në afatin e dytë nga shkolla jonë testohen 39 kandidatë, prej të cilëve 9 shqiptarë”, tha Nazmi Ramani, Përgjegjës i paraleleve shqipe në “Arseni Jovkov”.

Në rast se dështojnë edhe këtë herë, atëherë maturantët testimit të ri do të mund t’i nënshtrohen vitin e ardhshëm. Megjithatë për maturantët, të cilëve diploma e shkollës së mesme iu duhet për punësim, kanë dhe një afat shtesë, e cila mundëson punësimin e tyre por jo dhe regjistrimin në fakultete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *