O.H “Dora e rinisë” afër skamnorëve edhe në këtë kohë krizash

O.H “Dora e rinisë” afër skamnorëve edhe në këtë kohë krizash

Organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, në bashkëpunim me një kompani vendase, ka zhvilluar aksion humanitar për të ju dalë në ndihmë familjeve në nevojë, në kohën kur edhe vendi jonë po përballet me pandeminë e Koronavirusit.

10 pako me produkte ushqimore dhe higjienike me vlerë prej 50 eurove, janë shpërndarë te disa nga familjet skamnore, të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë produktet e nevojshme për jetesë.

Hasan Ibrahimi nga Organizata Humanitare “Dora e Rinisë”, shprehet se pakot e dhuruara do të ua lehtësojnë situatën e rënduar ekonomike familjeve nevojtare.

Ibrahimi sqaron se aktiviteti humanitar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, teksa u bën apel drejtuar mërgimtarëve shqiptarë, afaristëve dhe njerëzve human t’i bashkangjiten këtij aksioni.

Kujtojmë se organizata humanitare “Dora e Rinisë”, vazhdimisht ka qenë e angazhuar ne organizimin e aksioneve humanitare për të ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *