O. H “Dora e Rinisë” furnizon me ushqim 25 familje

O. H “Dora e Rinisë” furnizon me ushqim 25 familje

Brenda disa ditësh organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, ka furnizuar me ushqime dhe mjete higjienike mbi 100 familje në terrorin më të gjerë të Gostivarit. Gjatë ditës së sotme janë shpërnda pako te 25 familje.

Aksionet humanitare të kësaj organizate të cilat kanë ardhur për shkak të krizës së krijuar ekonomike si pasojë e pandemisë, janë përkrahur edhe nga mërgimtarë dhe vendas nga Forina. Drejtuesi i shoqatës, Hasan Ibrahimi ka falenderuar çdo inidivid për kontributin e dhënë, ndërsa paralajmëroi se përkrahja ndaj nevojtarëve do të vazhdon edhe periudhën e ardhëshme.

dora e rinise 20

Aksionin nga afër e kanë ndjekur edhe përfaqsues të Komunës së Gostivarit. Jasin Demiri nga Komuna e Gostivarit, pasi përgëzoi organizatën humanitare “Dorën e Rinisë” për veprimin, tha se deri më tani në Gostivar çdo organizat joqeveritare u përmbahet rregullave të rekomanduara nga pushteti lokal për formën se si duhet të distribuohen këto ndihma, që mos vijë deri te përhapja e virusit korona.

Çdo aksion humanitar, duke përfshi edhe të shoqatës “Dora e Rinisë”, kanë qenë transparente, thonë nga Komuna e Gostivarit dhe falenderojnë çdo individ dhe kompani për kontributin e dhënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *