O.H “Dora e rinisë” furnizon me ushqime 50 familje nevojtare

O.H “Dora e rinisë” furnizon me ushqime 50 familje nevojtare

Shumë familje në vendin tonë vazhdojnë të jetojnë në kushte të rënda ekonomike. Pandemia edhe më shumë ka rënduar gjendjen financiare të tyre. Por, janë njerëzit me zemër të madhe dhe ata që solidarizohen po mundohen t’ua zbusin sadopak skamjen. Sot, falë një aksioni të organizatës “Dora e rinisë”, nga fshati Forinë, familje të shumta janë furnizuar me gjësende ushqimore dhe higjienike. Drejtuesi i orgaizatës, Hasan Ibrahimi thekson se gjatë këtij aksioni, mërgimtarët kanë qenë ata të cilët me të madhe janë solidarizuar me vendlindjen. Pos, pakove ushqimore, kësja radhe ishin siguruar edhe dy karroca për persona me invaliditet.

Përmes këtij aksioni humanitar mbi 50 familje do të ndihmohen, ndërsa çdo pako kapte vlerën e 50 eurove, në total 2.500 euro.

Nga fillimi i këtij viti e deri më sot, organizata humnaitare “Dora e Rinisë” ka realizuar mbi 25 aksione humanitare duke ndihmuar me ushqime mbi 800 familje nevojtare në Gostivar me rrethinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *