O.H “Dora e Rinisë”, furnzion me ushqime 50 familje, aksioni u mbështet nga mërgimtari Vehap Memedi

O.H “Dora e Rinisë”, furnzion me ushqime 50 familje, aksioni u mbështet nga mërgimtari Vehap Memedi

Në kuadër të aktiviteteve të shumta bamirëse, organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë, ka vijuar me shpërndarjen e pakove për familjet në nevojë. 50 familje do të ndihmohen nga pakot e përgaditura me produkte ushqimore dhe higjienike, në kohën kur edhe vendi jonë po përballet me pandeminë e koronavirusit. Hasan Ibrahimi nga Organizata Humanitare “Dora e Rinisë” deklaroi se ky aktivitet humanitarë organizohet me iniciativë të mërgimtarit Vehap Memedi, ndërsa ndihmat shpërndahen në koordinim me Bashkësinë Lokale të fshatit Forinë.

Abil Idrizi, nënkryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Forinë u shpreh se mërgata e fshatit gjithmonë ka treguar solidaritet për të ndihmuar familjet në nevojë, për çka ai shprehet falenderues dhe uron bamirësoi të mos mungon këto ditë, kur shumë familje kanë nevojë për gjësende elementare të përditshme.

Çdo pako ushqimore kishte vlerën e 50 eurove, ose në total 2500 euro. Nga Organizata Humanitare “Dora e Rinisë” treguan se aksionet humanitare do të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *