O.K.H. “Merhamet” dhuroi 100 pako ushqimore dhe veshmbathje në Gostivar

O.K.H. “Merhamet” dhuroi 100 pako ushqimore dhe veshmbathje në Gostivar

Organizata Kulturore dhe Humanitare “Merhamet” ka dhuruar 100 pako me produkte ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë në qytetin e Gostivarit dhe vendbanimeve përreth, si dhe 50 komplete teshash për fëmijët që vinë nga po këto familje për festën e Fitër Bajramit. Muhamet Jusufi nga Organizata “Merhamet” deklaroi se aksione të ngjajshme humanitare janë zhvilluar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, teksa falemnderoi donatorët vendor dhe të huaj për përkrahjen e vazhdueshme.

Jusufi u shpreh se aksioni humanitar për shpërndarje të ndihmave gjatë muajit të Ramazanit është planifikuar të realizohet në katër faza, ndërsa numri total i pakove të planifikuara për shpërndarje shkon mbi 4 mijë pako.

Aksione të ngjajshme me shpërndarjen e pakove ndihmëse dhe veshmbathjeve për fëmijë, Organizata Kulturore dhe Humanitare “Merhamet” ka zhvilluar dhe nëpër shumë komuna të tjera të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *