Obama: Rusia po forcon ISIS

Obama: Rusia po forcon ISIS

Kur dukej se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë e kishin krisur akullin disa vjeçar mes dy vendeve, ka qenë vetë Presidenti Obama, i cili në një dalje për mediat nga Shtëpia e Bardhë, i ka cilësuar sulmet e nisura nga Moska mbi Siri, si një mbështetje dhe forcim që i bëhet Shtetit Islamik.

“Arsyeja pse Asadi është akoma në pushtet, është sepse Rusia dhe Irani kanë qenë të gatshëm për ta mbështetur. Putin shkoi në Siri, sepse miku i tij Asad është i dobët. Nuk u mjaftua vetëm me dërgimin e parave, por u desh të dërgonte dhe njerëz. Vetëm Rusia dhe Irani janë me Asadin, e gjithë bota është kundër tij”, ka deklaruar Presidenti Obama përpara gazetarëve.

Ndër të tjera, Obama ka kundërshtuar me forcë dhe “teorinë ruse”, sipas së cilës, cilido që kundërshton Asadin është terrorist.

Për Presidentin amerikan, fakti që Rusia nuk bën dallimin mes ISIS dhe opozitës së moderuar sunite, është rruga drejtë shkatërrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *