Të pandehurit në raste të ndara kanë kryer veprën penale – Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal. Ata nuk e kanë respektuar masaën dhe vendimet për ndalimin e lëvizjes së popullatës, kështu që kanë lëvizur gjatë orës policore pa leje qarkullimi, në këmbë ose me automjet nëpër qytet.
Për të pandehurit, prokuroria me propozimet për lëshimin e urdhrave penal i kërkon gjykatës të shqiptojë gjobë në shumë prej 100 gjobave ditore për secilin prej tyre.