Ora policore, Prokuroria Themelore Publike – Gostivar, kërkon dënime për gjashtë persona

Ora policore, Prokuroria Themelore Publike – Gostivar, kërkon dënime për gjashtë persona

Për gjashtë persona Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka dorëzuar propozim për shqiptimin e dënimit dhe për çdonjërin nga ata ka kërkuar gjobë në lartësi prej 100 gjoba ditore.

Dy prej tyre me datë 27 mars, të tjerët me 28 mars gjatë orëve të mbrëmjes nuk e kanë respektuar vendimin Qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut me cilën është e ndaluar lëvizja nga ora 21:00 deri në 05:00, e gjatë kohës policore kanë lëvizur në këmbë ose me automjetë në qytet.

Me këtë të gjithë të akuzuarit veç e veç kanë kryer vepër penale “Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *