Organizata ndërkomunale e Kryqit të Kuq në Gostivar ndihmon nxënësit në nevojë

Organizata ndërkomunale e Kryqit të Kuq në Gostivar ndihmon nxënësit në nevojë

Gjatë javës së solidaritetit Organizata ndërkomunale e Kryqit të Kuq në Gostivar, ka grumbulluar një shumë të madhe parashë, të cilat i kanë dhuruar nxënës nga shkollat e mesme të qytetit të Gostivarit dhe shkolla e mesme “Naim Frashëri” në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryqi i Kuq në Gostivar ka organizuar që me këto para të pregatis paketa ushqimore për 150 nxënës të cilët vijnë nga familjet me rrezik social dhe të njëjtat ka filluar t’i shpërndajë këto ditë.

Merita Alili-Koordinatore-Kryqi i kuq-Gostivar Sot mbi 20 paketa me gjësende ushqimore u dhuruan edhe në shkolla e mesme “Naim Frashëri” në fshatin Negotinë.

Nga kjo shkollë u shprehen mirënjohës që Kryqi i Kuq ua kthenë në këtë mënyrë ato para që janë grumbulluar nga kjo shkollë dhe theksojnë se bashkëpunimi i shkollës me Organizatën e Kryqit të Kuq në Gostivar do vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga 150 pakot me ushqim, Kryqi i Kuq deri tani ka ndarë 130, 20 pakot e mbetura priten të shpërndahen gjatë ditës së nesërme, për të përbyllur kështu këtë aktivitet humanitarë një ditë para festës së Kurban Bajramit, festë kjo e cila do kremtohet të Enjten e kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *