Osmani dhe Dimitrovi: Presidenca kroate me BE-në mund të jetë historike për rajonin

Osmani dhe Dimitrovi: Presidenca kroate me BE-në mund të jetë historike për rajonin

Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Kuvendin kroat janë takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të jashtme Mire Kovaq dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane Domagoj Ivan Millosheviq.
Në takim janë shkëmbyer mendime lidhur me metodologjinë e re për zgjerim të BE-së dhe rolin të cilin Kroacia si kryesues aktual me BE-në e ka lidhur me procesin për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. “Besoj se paraqet një nder, por edhe sukses të vërtetë të shihet Kroacia në krye të Unionit. Konsideroj se me propozim metodologjinë e re në të vërtetë hapen potencialet për integrimet evropiane të samiteve të ardhshme të BE-së, me çfarë Kryesimi i Kroacisë me BE-në në të vërtetë merr një mundësi të jetë historike për të gjithë rajonin, veçanërisht për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.
Ministri Dimitrov, megjithatë, konsideron se roli i Kroacisë dhe mbështetjen të cilën Zygrebi zyrtar e jep për eurointegrimin e vendit është më shumë se e rëndësishme. “Besoj se qasja e ripëtrërirë mund të rezultojë me fitore të dyfishtë, gjegjësisht hapjen e negociatave së bashku me procesin e përsosur të qasjes. Qytetarët tanë nuk frikësohen nga ashpërsia më e madhe apo kthimin në një stol korrigjues nëse ekziston regres. Përkundrazi, kështu mendojnë se më mirë do t’i mbajnë politikanët në fjalë. Më shumë përfitime për reformatorët dhe më shumë sanksione për ata të cilët shkojnë mbrapa mbi bazë të vlerësimit objektiv kredibil për përparimin është një hap i cili prej kohësh e dlshirojmë”, potencoi Dimitrovi gjatë takimit. Në suaza të vizitës në Zagreb, Osmani dhe Dimitrovi pasdite do të takohen edhe me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq, si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Gordan Glrpiq Radma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *