Padi penale për një banor të Çegranit, nuk respektoi masën e izolimit shtëpiak

Padi penale për një banor të Çegranit, nuk respektoi masën e izolimit shtëpiak

Departamenti i punëve të brendshme të Gostivarit- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, deri në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, ka dorëzuar padi penale kundër 51-vjeçarit V.A. nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,mos veprimi sipas regullave shëndetsore gjatë kohës së epidemisë” (neni 206 nga Kodi Penal I RMV-së).

Çegranasi V.A. dyshohet se më datë 19-mars të këtij viti, gjatë orëve të pasditës, ka dalur nga shtëpia dhe ka lëvizur nëpër fshat edhe pse i njëjti ka qenë në izolim të detyrueshëm shtëpiak, duke filluar prej datës 13 mars, me ç’rast ai prap është kthyer në izolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *