Fushata “Padituria juaj kushton jetë”, vijon me nxënësit e shkollës së mesmë të mjekësisë

Fushata “Padituria juaj kushton jetë”, vijon me nxënësit e shkollës së mesmë të mjekësisë

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizata komunale në Gostivar ka vijuar fazën e dytë të prezantimeve informuese dhe edukative në kuadër të fushatës “Padituria juaj kushton jetë” që sot u mbajt para nxënësve të shkollës së mesmë të mjekësisë në qytetin e Gostivarit. Mjeku Besnik Zeqiri mbajti ligjërata para nxënësve, ndërsa Almir Muharemi nga Kryqi i Kuq demonstroi dhënjën e ndihmës së parë në raste aksidenti.

Muharemi i cili njëherit është koordinator për dhëniën e ndihmës së parë në Kryqin e Kuq të Gostivarit u shpreh se këto ligjërata informuese janë duke u zhvilluar vazhdimisht nëpër shkollat e mesmë komunale në vend, për ti mësuar nxnësit të japin ndihmën e parë në raste të aksidenteve në komunikacion.

Muharemi sqaroi se faza e dytë e fushatës “Padituria juaj ksuhton jetë” ka filluar në muajin e dhjetor të vitit të kaluar ndërsa e njejta do të zgjas deri në muajin mars.

Kujtojmë se nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet informues janë të moshave nga 16 deri në 18 vjeç, të cilët pritet të jenë shofer potencial në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *