Paisje sportive për shkollat fillore të Gostivarit

Paisje sportive për shkollat fillore të Gostivarit

Në kuadër të projektit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, organizata “Centre for Common Ground”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kanë ndarë paisje sportive për të gjitha shkollat fillore në Gostivar, financuar nga Ambasada Britanike dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup. Ceremonia u zhvillua në shkollën fillore “Mustafa Kemal Atatur”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të shkollave tjera fillore nga territori i Gostivarit. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëri të ditur se ky projekt ka filluar para dy vitesh dhe uroi bashkëpunimi me dy ambasadat në fjalë, të vazhdojë edhe periudhën e ardhshme.

Përfaqësuesi i ambasadës holandeze në vendin tonë, Julian Midëllhof, tha se ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Forcimi i elasticitetit të komuniteteve lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni”.

Projekti synon të mbështesë Strategjinë Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, duke forcuar bashkëpunimin mes aktorëve vendas, duke përfshirë drejtuesit civilë, fetarë dhe të rinj dhe autoritetet lokale, dhe duke krijuar Ekipet e Veprimit të Komunitetit brenda tre komunave pilot ku ky projekt është implemetura: Gostivar, Çair dhe Kërçovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *