Paketa humanitare për familjet dhe kompanitë e vogla të prekura nga pandemia Covid 19

Paketa humanitare për familjet dhe kompanitë e vogla të prekura nga pandemia Covid 19

Bizneset e vogla lokale dhe familjet e margjinalizuara në qytetin e Gostivarit do të ndihmohen financiarisht dhe me produkte ushqimore, përmes një projekti që vjen nga Ker International, financuar nga Ministria e për punë të jashte e Gjermanisë. Kjo u bë e ditur në takimin e sotëm që u zhvillua në Komunën e Gostivarit me përfaqësues të shoqatës Sega nga Kosova dhe implementuesin e tij në Gostivar, shoqatën humanitare “Meseçina”. Ata u pritën nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Luarza Muhadri, koordinatore e këtij projekti, tha se pos Gostivarit, ndihmë të ngjashme do të dërgohet edhe në qytetin e Kërçovës dhe Dibrës. Ajo tha se ky projekt ka për qëllim të zbus sadopak gjendjen e vështirësuar ekonomike si pasojë e pandemisë. Projekti, do të zgjas deri në fund të vitit dhe peshon 40 mijë euro.

Muhamed Toçi nga shoqata humanitare “Meseçina” në Gostivar bëri të ditur se projekti ndahet në katër pjesë dhe përfshinë 250 familje dhe 15 biznese lokale

“Theksi do të vendoset te popullata rome dher ky projekt për të cilin ne sot kemi nënshkruar mabshkëpunimin, përbëhet nga disa paketa. Paketat e para përbëhen nga ato higjienike me vlerë secili nga 20 euro dhe të tillë do t’u dhurohen 250 familjeve në Gostivar, Kërçovë dhe Dibër. Paketa e dytë përbëhet me produkte ushqimore, ku do të ndihmohen 45 familje. Paketi i tretë do të përmbajë ilaçe dhe do të ndihmohen 40 familje. Paketa e katër dhe e fundit shkon për kompanitë e vogla lokale dhe do të ndihmohen 15 biznese në këto tre qytete me nga 500 euro”.

Për implementimin e tij këtij projekti të titulluar “Lufta kundër përhapjes dhe zbutjes të pasojeve më serizoe nga pandemia Covid 19”, në terren janë angazhuar 50 vullnetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *