Në periudhë prej 15-17.12.2020 Organizata komunale e Kryqit të Kuq Gostivar shpërndau donacion prej 150 pakove higjienike dhe suplemente të përbërë nga vitamina dedikuar për popullatën rome të cilët janë me status të rezikuar social në Komunën e Gostivarit. Donacioni u sigurua nga ana e Fondacionit për shoqëri të hapur në Maqedoni.
Vullnetarët e Organizatës komunale të Kryqit të kuq Gostivar në bashkëpunim me organizatën joqeveritare SONCE i shpërndau 150 pakot higjienike dhe suplimente të përbërë nga vitaminat, dedikuar për popullatën rome me status të rezikuar social.