Pandemia, 12 lokale të mbylluar deri më tani në Gostivar

Pandemia, 12 lokale të mbylluar deri më tani në Gostivar

Inspektoriati Shtetëror i Tregut në Gostivar ka mbyllur 12 objekte hotelerike të cilët e kanë shkelur detyrimin për të mos punuar deri sa kemi gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit. Njëri objekt është mbyllur sot në mëngjes. Zhivko Maksimovski, udhëheqës i Njësisë rajonale për mbykqyrje inspektimi në Gostivar, tha se bashkëpunimi ka qenë në nivel edhe me policinë që situata të mbahet nën kontrollë.

“Deri tani kemi 12 objekte të mbyllura. Ky numër mund të ndryshon në çdo moment, por për fat të mirë mund të them se numri i objekteve të reja që mbyllen zvogëlohet. Nëse në të kaluarën në ditë mbyllnim nga dy ose tre objekte, tani mund të kemi një ose asnjë mbyllje. Nuk ka lëshime nga ana jonë, do të jemi rrigoroz dhe çdo kush që do të haste duke shitur kafe, ka lokal të hapur dhe me klientë, do të mbyllen menjëherë”.

Nëse qytetarët vërejnë se objektet e hotelierisë funksionojnë pavarësisht nga ndalesa qeveritare, dhe supermarketet i kanë rritur çmimet për produktet themelore, ata do të mund të telefonojnë në numrin 191 falas.

Maksimovski u bëri thirrje hotelierëve që t’i respektojnë ndalimet e vendosura shkaku i virusit Korona, dhe supermarketet të mos i rrisin çmimet e produkteve ushqimore, pasi nga sanskionimi nuk do të krusehet askush.

“Numri i shkelësve të ligjit gjithnjë e më shumë zvogëlohet. Në terren kontrollojmë pos hotelierëve dhe tregtarëve, edhe çmimet. Shihet se çmimet kthehen siç kanë qenë, normalizohen. Kemi kontrolluar edhe tregtarët që shesin pemë dhe perime ku edhe me ata kemi rezultate pozitive, çmimet bien. U bëj thirrje qytetarëve çdo shkleje ta denoncojnë në numrin e telefonit 191 nëse shohin çmime më të larta që edhe veprimi nga ana jonë të jetë më i shpejtë”.

Qytetarët, hotelierët dhe tregtarët që nuk do t’i zbatojnë masat do të gjobiten deri në 5.000 euro, dhe në përputhje me nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal, burgim deri në një vit. Ndryshe, deri më tani në Gostivar janë arrestuar gjashtë persona për mos respektim të orës policore. Në izolim ndodhen 116 banorë të Gostivarit, në Vrapçisht 94, Çegran 28 dhe Mavrovë-Rostushë 2. Për mosrespektim të orës policore, izolimit shtëpiak dhe hapjes së lokaleve, deri më tani janë përgatitur 14 fletparaqitje në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *