Komuna e Gostivarit pas vikendit do të vendos se si do të funksionojë administrata e saj, pasi qeveria në mbledhjen e saj të fundit rekomandoi që edhe pushteti lokal të organizojë punën e administratës nga shtëpia ose në turne për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve nga Covid 19 periudhën e fundit në vendin tonë. Kryetari Taravari tha se forma e re e punës nuk është detyrim ligjor, megjithatë juristët e komunës, tha ai do ta kenë fjalën e fundit.
Kryetari Taravari thekson se situata me pandeminë në Gostivar paraqitet stabile, krahasuar me qytete e tjera të vendit. Sipas tij, nga 80 komuna të vendit, Gostivari radhitet në vendin e 50, sipas numrit të të infektuarve dhe rasteve aktive me Covid 19.
Deri ditën e djeshme në rajonin e Gostivar kishte 111 raste aktive, prej tyre gjysma i takojnë Komunës së Gostivarit, gjysma tjetër komunave të Vrapçishtit dhe Mavrovë-Rostushë.