Pandemia, gjatë vikendit janë zbuluar 16 shkelje nëpër lokalet e Gostivarit

Pandemia, gjatë vikendit janë zbuluar 16 shkelje nëpër lokalet e Gostivarit

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të SPB-Tetovë për periudhën (23.08/24.08) për mosëmbajtje të maskës mbrojtëse gjithsejtë 56 persona (TE-30 dhe GV-26) u janë përgatitur urdhëra për kundërvajtje, sipas nenit 6 nga Dekreti qeveritar.

“Në këtë periudhë për 23 persona në Tetovë dhe 28 në Gostivar u janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektoriati Shetëror Shëndetësor dhe Sanitar, kurse janë kontrolluar 311 persona në Tetovë dhe 401 në Gostivar me vendime të këtilla prej ku nuk është konstatuar mosrespektim i vendimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Në periudhën 22/23 gusht 2020, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, janë kryer kontrolle në 9 ambiente hotelieri në Gostivar dhe janë zbuluar 16 shkelje nga neni 6 i Dekretit të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *