Pandemia ka prekur financiarisht qytetarët dhe bizneset, rritet edhe varfëria

Pandemia ka prekur financiarisht qytetarët dhe bizneset, rritet edhe varfëria

Nuk ka biznes e qytetarë që nuk janë prekur financiarisht nga pandemia në qytetin e Gostivarit. Dikush ka humbur vendin e punës, dikush ka mbylllur biznesin e dikush ka punuar me humbje deri në 80 për qind. Të anketuar nga televizoni Globi, shumica e tregtarëve ankohen se vështirë janë duke mbajtur gjallë bizneset e tyre. Ndihmë të vetme nga shteti thonë se kanë pasur vetëm pagat për punonjësit për disa muaj dhe asgjë më shumë. Së fundmi edhe këta nuk i marrin pasi procedura është bllokuar në kuvend për shkak të mosëmarrëveshjes së partive politike.

“Jemi duke punuar me humbje deri në 80 përqind. Nga shteti asgjë, disa paga për punëtorët edhe për ata kontributet i kemi paguar vetë. Tani më nuk e dim a do i marrim pasi i kanë vonuar edhe pse ne kemi aplikuar me kohë”, deklaron pronari i një shitoreje me këpucë.

“Sigurisht që po. Ka njerëz që janë mbyll dhe nuk kanë të hanë. Po luftojnë gjithë ditën, për një copë bukë luftojnë. Nuk kemi egzistencë, gjithçka është mbyll. Nuk di çka të them tjetër. Tani veç barnatoret dhe Sistina punojunë. Të shkoni atje të shihni sa pare marrin ata”, thotë një tretarë me pakicë.

Ndërsa shumë shitore mbyllen e taksi-vetura presin për ndonjë klinetë me orë të tëra, qytetarët nga ana tjetër thonë se krizë si kjo që përjetojnë akutualisht, nuk mbajnë mend. Kush në bujqësi e kush i punësuar në sektorë tjetër, të gjithë ankohen se mezi sigurojnë kafshatën.

“Po si nuk ka ndikuar! Çfar të bësh me 10 mijë denarë pension. Kjo është, nuk ke çka bën. Gjithçka që vjen nga Zoti është mirë”, thotë një qytetarë i pensionuar.

Pandemia në vendin tonë ka mbi një vit që zgjatë, ndërkohë vendosja e orës policore e shpesh kufizimi i plotë i lëvizjes, kanë bërë që mbi 200 ndërmarrje në Gostivar, sidomos ato më të vogla dhe të mesme të mbyllen ose të reduktojnë numrin e të punësuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *