Pandemia, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i kënaqur me menaxhimin e situatës

Pandemia, kryetari i Komunës së Vrapçishtit i kënaqur me menaxhimin e situatës

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Vrapçishtit nuk janë regjistruar raste të reja me Covid 19. Megjithatë, kryetari i kësaj komune, Isen Shabani, u ka bërë thirrje banorëve të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve të institucioneve kompetente. Ai shprehet i kënaqur deri më tani se si është menaxhuar situata me pandeminë në komunën që ai drejton.

Shabani tha se për shkak të orës policore, tregu në fshatin Negotinë nesër do të jetë i hapur deri në ora 16.

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në Komunën e Vrapçishtit janë regjistruar 20 raste pozitive me Covid 19, ndrësa aktive janë 11 raste. Dy banorë humbën jetën nga koronavirusi, shtatë janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *