Policia me autoparlant u ka bërë thirrje qytetarëve te Gostivarit për respektim të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë nga Covid 19.
Fatmir Rexhepi – zëdhënës i Policisë së Pollogut parlajmëron se çdo shkelje e konstatuar nga ana e qytetarëve, do të sanksionohet.
I pyetur se sa qytetarët janë duke i mbajtur maskat mbrojtëse, të cilat nga sot qeveria i ka bërë të obligueshme, zëdhënësi Rexhepi, tha se uniformat blu ndodhen në terrend he çdo shkelje e konstatuar do të sanksionohet.
Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit tre banorëve të Gostivarit u janë përgatitur vendime për izolim, kurse katër persona ndodhen në vetë-izolim. Gjatë kësaj periudhe kohore, tre qytetarë e kanë shkelur kufizimin e lëvizjes.