Pandemia, Q.T “ETC” ndihmon Spitalin e Gostivarit, dhurohen maska, doreza dhe materiale dezinfektuese

Pandemia, Q.T “ETC” ndihmon Spitalin e Gostivarit, dhurohen maska, doreza dhe materiale dezinfektuese

Qendra tregtare “ETC” në Gostivar ka dhuruar materiale dezinfektuese, higjienike, doreza dhe maska mbrojtëse për Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

“Kemi pranuar donacionin e radhës nga qendra e njohur tregtare ETC. Menaxheri i kësaj qendre Besnik Reka dhuroi një sasi të konsiderueshme të maskave mbrojtëse, skafanderë të ndryshëm, materiale higjenike dhe dezinfektues. Spitali i Gostivarit e falemenderon ETC-në dhe z.Besnik Rekën që gjithmonë me veprat tyre kanë treguar kujdes dhe respekt të madh ndaj spitalit tonë”,

91691659_575143363350674_232750943559483392_n

thuhet në njoftimin e Spitalit të Gostivarit. Ndryshe, nga fillimi i kësaj jave, drejtori I spitalit, Jakup Jakup tha se mund të kenë nevojë për maska mbrojtëse pasi ata harxhohen shumë kohëve të fundit si pasojë e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *