Partitë japin emrat e mundshëm për kandidat për deputet nga Gostivari, TV Globi zbulon listën e ASH-së

Partitë japin emrat e mundshëm për kandidat për deputet nga Gostivari, TV Globi zbulon listën e ASH-së

Aleancës për Shqiptarët, dega e Gostivarit ka dërguar në kryesinë e partisë listën me emrat e propozuar për kandidat për deputetë.

Tv Globi ka arritur të zbulojë tetë nga dhjetë emrat e propozuar. Jo zyrtarisht burime nga dega e kësaj partie në Gostivar thonë se Besa Muharremi, Besa Dogani, Njomza Shaqiri, Afërdita Mislimi – Hamza, Zejnep Iseini, Halil Snopçe, Besim Memedi dhe Faton Bilalli janë dërguar kryesisë.

Dy emrat e tjerë që nuk bëhen të ditur, nuk dihet nëse janë plotësuar ose janë në bisedime me dy kandidat të mundshëm. Njëri prej tyre mendohet të jetë mjeku Hasim Izairi nga fshati Çegran.

Edhe BDI e Gostivarit ka dërguar emrat e saj në kryesinë e partisë. Në listën me propozime për kandidat të mundshëm ndodhen: Nevzat Bejta, Talat Xhaferi, Mirsada Emini – Asani, Hasim Deari, Saranda Imeri, Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Ademi dhe Imran Zhupani.

Nga Alternativa nga Gostivari deri më tani janë përforlur vetëm dy emra, ish ministri i kulturës Asaf Ademi dhe Afan Elezi – kryetar i Forumit Rinorë të kësaj partie.

Shumica e partive politike këtë fundjavë kanë paralajmëruar zyrtarizimin e emrave për kandidat për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.

Partitë kanë afat edhe pesë ditë, për dorëzimin e listave me propozimet për kandidat për deputet në KSHZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *