Partitë pothuaj se pranë marrëveshjes për Listën zgjedhore

Partitë pothuaj se pranë marrëveshjes për Listën zgjedhore

Grupet e punës të katër partive më të mëdha politike pothuaj se janë marrë vesh për listën zgjedhore, ndërsa sot mbetet të shihet nëse do të mbyllen çështjet që kanë të bëjnë me kompetencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe votimin e diasporës.

Për nesër, pritet që të fillojnë bisedimet për kornizat në të cilat do të funksionojë Prokurori publik special. Njëra nga misionet më të rënda për të cilën edhe ekspertët janë pesimistë është se do arrihet një zgjidhje e shpejtë sa i përket emërimit të prokurorit special. VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja nuk pajtohen rreth kornizës ligjore në të cilën do të funksionojë prokurori, gjegjësisht nga partia e Gruevskit vlerësojnë se edhe në kuadër të këtij ligji i njëjti mund të funksionojë, përderisa LSDM-ja kërkon ligj të ri për prokurorin special duke arsyetuar se kështu ai praktikisht do të përgjigjej para Prokurorit shtetëror Marko Zvërlevski, që për ta është e papranueshme.

Përveç kornizave në të cilat prokurori special do të punojë, gjithnjë e më e sigurt është se shtizat do të thyhen edhe rreth zgjedhjes së personalitetit i cili do ta kryejë këtë funksion. Prokurori publik special duhet të zgjedhet deri më 15 shtator në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos, ndërsa më 1 shtator opozita e udhëhequr nga LSDM-ja duhet të kthehet në Parlament,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *