Pas dorëheqjes së Tsipras, BE thirrje Greqisë që të respektojë angazhimet

Pas dorëheqjes së Tsipras, BE thirrje Greqisë që të respektojë angazhimet

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Greqisë, pas dorëheqjes së kryeministrit Alexis Tsipras e cila ka vendosur të shkojë në zgjedhje të parakohshme që të vazhdojë me angazhimet e dhëna në kuadër të paketës së tretë të shpëtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Eurogrupit dhe ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, në lidhje me vendimin e marrë për zgjedhje të parakohshme të qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Alexis Tsipras Tsipras në Greqi dhe pas miratimit të paketës së tretë të shpëtimit prej 86 miliardë eurosh nga Eurozona si dhe pas lëshimit të këstit të parë të kredisë, ai ka deklaruar se “është shumë e rëndësishme që Greqia të vazhdojë angazhimet e saj që i ka premtuar Eurozonës”.

Dijsselbloem, duke rikujtuar se Parlamenti grek i ka dhënë një mbështetje të madhe programit dhe paketës së reformave ka pohuar se: “Shpresoj që programi të marrë mbështetje në rezultatin e zgjedhjeve. Zgjedhjet përfundojnë shpejt dhe Greqia hedh hapat e nevojshëm në muajin tetor”.

Ndërsa njëra nga zëdhënëset e Komisionit Europian, Annika Breidthardt në lidhje me çështjen duke vënë në dukje se qeveria e re që do të krijohet në Greqi duhet ti përmbahet kushteve të kredisë dhe të jetë në përputhje me marrëveshjen e kryer, ka vlerësuar se: “Komisioni i BE-së po e ndjek nga afër situatën. Për suksesin e paketës së shpëtimit është shumë e rëndësishme që ti jepet një mbështetje të gjerë ndaj programit dhe të zbatohen angazhimet”.

Ndërsa zyrtari i BE-së, Martin Selmayr ka theksuar se zgjedhjet e shpejta mund të zgjerojnë mbështetjen ndaj programit të shpëtimit në Greqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *