Pasojat nga pandemia e Kovid – 19 u ndjen edhe në punën e Gjykatës së Apelit në Gostivar

Pasojat nga pandemia e Kovid – 19 u ndjen edhe në punën e Gjykatës së Apelit në Gostivar

Pandemia ka krijuar vështirësi në punën dhe rezultatet e Gjykatave të vendit. Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme janë punuar vetëm raste urgjente, me çka numri i lëndëve të përpunuara ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar. Gjykata e Apelit në Gostivar, vëren një rënie të veprimtarisë përreth 40 për qind, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kryetari i kësaj Gjykate, Shefajet Hajdari thotë se Gjykatat e shkallës së parë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme kanë punuar vetëm me lëndët që kanë të bëjnë me personat të cilët nuk e kanë respektuar orën policore.

Përkthyer me numra real, krahasuar me totalin e lëndëve, numri i tyre në krahasim me periudhën e njejtë nga viti i kaluar ka rënë për 660. Lëndët civile dhe ato të kundërvajtjeve shënojnë më shumë rënie, gjegjësisht janë përgjysmuar.

Ndërkohë, kanë qenë vetëm 15 qytetarë nga Gostivari të cilët i kanë ankimuar vendimet e Gjykatës së shkallës së parë në Gjykatën e Apelit për shkelje të orës policore. Hajdari thotë se asnjëri prej tyre nuk është dënuar me burg. Gjobat kanë qenë në para dhe lartësia e tyre shkon deri në 1.000 euro.

Në zvogëlimin e punës së Gjykatës së Apelit në Gostivar ka ndikuar edhe numri i vogël i gjykatësve. Kjo Gjykatë e cila duhet të ketë 16 gjykatës, aktualisht funksionon me numër të përgjysmuar, konkretisht tetë gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *