Për çdo orë nga 60 – të shkelje të komunikacionit në Gostivar

Për çdo orë nga 60 – të shkelje të komunikacionit në Gostivar

Të paktën 60 gjoba për kundërvajtje janë shqiptuar për një orë gjatë ditës së sotme në territorin e qytetit të Gostivarit si rezultat i kontrolleve të shtuara policore. Për çdo minutë, duket se uniformat blu kanë sanskionuar vozitës pa leje qarkullimi, tejkalim të shpejtësisë, si dhe automjete të paregjistruara dhe teknikisht jo në rregull.

Ndihmës Zv.ministri i Brendshëm, Toni Angellovski, i cili sot qendori në Gostivar, paralajmëron vazhdimin e kontrolleve të shtuara dhe shtrëngimin e masave.

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rritjen e sigurisë në komunikacion. Gjatë ditës së sotme, në shënjestër të policisë ishin edhe shitësit ambulantë, të cilët menjëherë janë larguar nga sipërfaqet publike dhe trotoaret. Janë larguar edhe tavolinat e nxjerra nëpër trotoare.

Ndryshe, këto aktivitete të përforcuara kontrolluese në Gostivar kanë filluar nga e shtuna e javës së kaluar, ndërsa në terren ndodhet edhe shërbimi i marimangës përmes së cilës brenda një jave janë bartur rreth 100 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *