Për dy vite, dy strehimore dhe 560 qenë endacak të operuar në Gostivar

Për dy vite, dy strehimore dhe 560 qenë endacak të operuar në Gostivar

Qyteti i Gostivarit është i vetmi në pjesën perendimore të vendit që ka strehimore për qentë endacak. Dy strehimoret janë ndërtuar gjatë viteve 2018 – të dhe 2019 – të.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari thotë se për dy vite komuna ka investuar rreth 40 mijë euro për strehimin dhe trajtimin e qenve endacak, me të cilat para janë ndërtuar dy strehimoret dhe janë operuar rreth 560 endacak, përafërsisht aq sa përmes një studimi është menduar se është numri i tyre në territorin e Gostivarit.

“Para se të nisim me marrjen e hapave konkret, bëmë një studim fizibiliteti duke kërkuar nga ekspertët për të vlerësuar sa qenë ednacak ka në Gostivar. Sipas atij studimi duhej të kishte 600 deri 700 qenë endacak. Menjëherë nisëm me rregullimin e strehimores së parë të cilën e ndërtuam në vitin 2018 – të në hapësirat e ish Kazermës dhe aty pasi kishte objekt ekzistues, për përshtatjen e të njejtit investuam afër nëntë mijë euro. Për operimin e qenve endacak vitin e parë kemi harxhuar rreth 19 mijë e 500 euro ku u përfshin dikur rreth 200 qenë endacak. Vitin e dytë, respektivisht në 2019 – tën nisëm edhe një strehimore tjetër, përsëri në atë zonë ku është ish Kazerma e Gostivarit dhe për atë objekt kemi harxhuar afërisht 11 mijë euro. Sivjet vetëm gjatë janarit dhe shkurtit kemi operuar rreth 120 qenë endacak në Gostivar. Në 2019 – tën kemi operuar 200, pra për dy vite e disa muaj ne kemi operuar diku 550 deri 560 qenë endacak. Ne atë herë llogaritnim që numëri është 600 deri 700 dhe planifikimi ynë ishte që për dy-tre vite të mos ketë qenë endacak pa trajtuar”, deklaron kryetari Taravari.

Lufta me qentë endacak do të vazhdon edhe në të ardhmen, thotë Taravari dhe prêt bashkëpunim më të mirë me policinë në këtë drejtim pasi shumë endacak në Gostivar i sjellin nga qytet tjera të vendit.

“Fatkeqësisht, sot mund të konstatojmë se në Gostivar ka ende qenë endacak. Definitivisht, konstatimi im është se sillen nga qytetet tjera, pasi me gjithë këtë punë ne përsëri kemi plotë qenë të cilët edhe kafshojnë qytetarë dhe ne si komunë, paguajmë dëmshpërblime. Çdo incident me qytetarët, komuna patjetër duhet të paguajë, por këtu është edhe trauma psiqike dhe fizike që u shkaktohet qytetarëve. Kam kërkuar disa herë asistencë prej policisë që të parandalojnë të sillen qenë prej qyteteve tjera, por deri më tani nuk kemi arritur në ndonjë bashkëpunim të duhur. Kur u paraqitemi ne, policia del dy-tre ditë, kujdeset më shumë për ardhjen nga ana e Tetovës dhe Kërçovës, pastaj tërhiqen dhe problemi vazhdon. Problemi nuk jemi ne, pasi Komuna e Gostivarit është e vetmja në pjesën perendimore të Maqedonisë që ka dy strehimore. Komuna tjera nuk di nëse kanë edhe nga një strehimore”, shton kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Zgjidhjen afatgjate për problemin me qentë edacak, Komuna e Gostivarit e sheh te ndërtimi i një qendre rajonale në Pollog për trajtimin e endacakëve. Propozimi i Gostivarit mbështetet edhe nga komunat tjera.

“Kemi biseduar gjatë kësaj periudhe të gjindet një hapësirë për trajtimin e qneve endacak në Pollog, e cila do të ishte mes Gostivarit dhe Tetovës ku do të punësosheshin administratorë dhe profesionistë për trajtimin e endacakëve dhe nuk do ta kishim problemin me bartjen e qneve nga një qytet në një qytet tjetër.

Ky propozim i yni, u pranua nga të gjitha komuna e rajonit të Pollgut”, tha kryetari Taravari.

Dy strehimoret që ndodhen në afërsi të ish kazermave në fshatin Banjicë kanë kapacitet për strehim të rreth 200 endacakëve, në shërbim të të cilëve është edhe automjet special i autorizuar për bartjen e qenve në territorin e Komunës së Gostivarit, i siguruar nga komuna në maj të 2019-tës.

Ndryshe, trajtimi i qenve edacak në Gostivarit, ka qenë një nga premtimet e kreut Taravari gjatë fushatës elektrorale në vitin 2017-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *